Kim Kardashian dhe motra e madhe Kourtney Kardashian u vunë për herë të parë në radarin e publikut kur u shfaqën në hitin e familjes së tyre. Shfaqja televizive “Keeping Up With The Kardashians”.
Që nga premiera e serialit të tyre televiziv realitet në tetor 2007, gratë dhe vëllezërit e motrat e tyre, Khloe Kardashian, Rob Kardashian, Kendall Jenner dhe Kylie Jenner kanë marrë rrugë të ndryshme për të krijuar biznese përkatëse, duke grumbulluar një pasuri dhe duke mbledhur qindra miliona ndjekës në rrjete sociale, shkruan DailyMail.
Pavarësisht stilit të tyre të jetesës dhe ngjitjes së vazhdueshme, duket se ka pasur gjithmonë përplajse mes dy motrave më të mëdha.
Fansat e kanë parë me padurim teksa yjet, Kim, 42 vjeçe dhe Kourtney, 44 vjeçe po luftonin gjatë viteve, me mosmarrëveshjet e tyre ndonjëherë duke u kthyer fizike.
Përleshja e fundit mes dyshes u shkaktua kur ato bashkëpunuan veçmas me shtëpinë italiane të modës “Dolce & Gabbana”.
Duke kaluar nga lufta e tyre në sezonin e kaluar “The Kardashians” në Hulu, episodi premierë i sezonit të katërt pa që grindjet të vazhdonin.
Jo vetëm që debati i tyre vazhdoi, por u përkeqësua pasi shikuesit panë një telefonatë të nxehtë mes grave.
Përkundër faktit se u duk se e kishin përpunuar dramën e tyre mbi kreativitetin e Kimit që drejtoi një koleksion kapsulash të viteve 90-ta të D&G menjëherë pas dasmës së Kourtneyt të projektuar nga D&G, grindjet e zonjave u ringjallën më vonë.
Kjo çoi në një telefonatë kokë më kokë, në të cilën Kim pyeti motrën e saj më të madhe nëse ishte ‘e lumtur’ në jetë.
“Ti je një person tjetër. Ne të gjithë flasim për këtë”, tha themeluesja e “Skims”, duke iu referuar një teksti që përfshin motrat Khloé, Kendall, dhe Kylie dhe duke përjashtuar Kourtney.
“Ne jemi të gjithë të hutuar dhe jemi në një bisedë në grup që në fakt është etiketuar “Jo Kourtney”.
Kim gjithashtu pohoi se fëmijët e Kourtneyt, Mason, Penelope dhe Reign, kanë ardhur tek ajo me problemet që kanë për nënën e tyre.
Ndërveprimi përfundoi me një Kourtney të përlotur duke e quajtur Kimin një “narcisiste egoiste” dhe duke i thënë asaj, “Ti je thjesht një shtrigë dhe unë të urrej”. /Telegrafi/