I ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi ishte trajneri i njohur Ismet Munishi.
Njeriu më mediatik në futbollin kosovar ka rrëfyer një moment qesharak mes tij dhe trajnerit Luan Prekazi.
Derisa kishte thënë se ishte i lënduar, Munishi ishte kapur në një pozicion të vështirë, por shumë qesharak.
“E pata marr një goditje në gishtin e madh të këmbës dhe dyshuan se kisha çarë ashtin e këmbës”, filloi rrëfimin e tij Munishi në “Arena e Yjeve”.
“Atëherë shkojsha në këmbë në stërvitje nga Lakrishtja tek stadiumi i Flamurtarit, diku pesë kilometra”.
“I larjmrova me telefon fiks, të asaj kohe – që isha i lënduar dhe duke qëndruar në lagje tek banesa e kemi pas një kosh të basketit dhe loznin shokët e mi”,ka shtuar më tej trajneri aktual i Dukagjinit.
Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Munishi i ka shpalosur të gjithat në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 18:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Dent Fix , Lasko dhe Pro Transport./Telegrafi/