Site icon Telegrafi

Si e vogël ka ngrënë letër, nuk di ta vozisë biçikletën, ka frikë nga gjilpërat – 10 gjërat që nuk i keni ditur për Teuta Krasniqin

(Foto: Instagram/Teuta Krasniqi)

Në kuadër të emisionit Prive, aktorja e njohur, Teuta Krasniqi ka treguar 10 gjërat që ndoshta nuk i keni ditur më parë për të.

E para është nga fëmijëria e saj, kur tregon se ka ngrënë letër të bardhë.

Në shkollë fillore dhe në gjimnaz ka shkruar shumë poezi, ndërsa që në klasë të shtatë e ka shkruar një skenar filmi për fëmijë.

Nga periudha e luftës, si 16-vjeçare, kujton momentin kur babai i saj ia kishte dhënë paratë e fundit që i ka pasur (10 marka) dhe një numër telefoni që kur të arrijë në Tetovë, në rast se ndodh që ndahen, ta telefonojë atë numër.

Aktorja nuk di ta vozisë biçikletën dhe këtë e ka përmendur si një sekret të sajin, ndërsa e ka treguar një rast kur është rrëzuar me ‘skuter’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për TEUTA KRASNIQIN

Teuta ka frikë të tmerrshme nga gjilpërat.

Ajo ka arritur të mësojë shumëçka nga vajza e saj e madhe, Tara.

Në shtëpi rri me tesha të bashkëshortit Adonis Morina.

35-vjeçarja është njohëse shumë e mirë e makinerive bujqësore.

Asnjëherë nuk bie të flejë pa e pastruar fytyrën.

Edhe pas 17 muajsh vazhdon ta ushqejë vajzën e vogël Kaia me gji.

Tregimin e plotë të Teuta Krasniqit për disa prej gjërave që ndoshta nuk i keni ditur, mund t’i ndiqni në videon e mëposhtme.

Exit mobile version