Fjolla Morina shumë shpejt do të bëhet nënë sërish, për herë të dytë.
Këngëtarja tashmë dihet se ka një vajzë të madhe, e cila tashmë është një adoleshente.
Fjolla në një emision ka potencuar se vajza e saj e priti mirë lajmin për shtatzëninë.
Madje jo vetëm se e ka pritur mirë, por edhe se mezi pret që të bëhet me motër.
Fjolla Morina raportohet se është shtatzënë me Flamur Azemin, një biznesmen i njohur i cili ende nuk është konfirmuar si baba i fëmiut të Fjollës, sepse këngëtarja ka mbajtur në privatësi të plotë këtë zhvillim të jetës së saj. /Telegrafi/