Theo Hernandez pranon se shënoi ‘një gol të jashtëzakonshëm’ dhe zbulon se çfarë po mendonte teksa filloi atë ecuri për të mposhtur Atalantën 2-0.
Fitorja e pestë në Serie A u sigurua në San Siro falë Rafael Leaos dhe Theo Hernandez.
DAZN llogariti se ai vrapoi 95 metra me topin në këmbë në një lëvizje zig-zag për të shënuar golin.
Atalanta pati protesta, duke pretenduar se kishte faulle në shënimin e të dy golave, por Mike Maignan kishte vetëm dy pritje të vërteta gjatë gjithë ndeshjes.
Ky rezultat do të thotë se nëse Interi nuk e mposht Cagliarin në Sardenjë këtë mbrëmje, atëherë Milani do të kurorëzohet kampion i Serisë A me një xhiro më pak.
“Unë bëj gjithçka për këtë ekip, është një mbrëmje e pabesueshme me të gjithë njerëzit tanë. Pas një kohe kaq të gjatë, ata janë shumë të lumtur dhe unë jam shumë i lumtur që luaj për Milanin”, deklaroi Theo për DAZN.
“Fillova dhe mendova se do të shkoj deri në fund. Ishte një gol i jashtëzakonshëm, por puna e palodhur e të gjithë bashkëlojtarëve dhe tifozëve e bëri të mundur”.
“Më vjen mirë që djali im ishte këtu për ta parë, është një natë e mrekullueshme. Jemi afër, jemi një javë larg Scudettos, duhet të japim gjithçka dhe kaq. Jemi shumë të lumtur”.
Theo Hernandez u pyet nëse Milani tani do të mblidhet për të parë ndeshjen Cagliari-Inter?
“Jo, unë dua të shoh djalin tim tani dhe kaq”, ishin fjalët e tij për fund. /Telegrafi/
⚡ @TheoHernandez bursts through the defence: it's just a beauty! 😍#MilanAtalanta #SempreMilan #OPPOFindX5Series@oppoitalia pic.twitter.com/oC3RfUIUKh
— AC Milan (@acmilan) May 15, 2022