Të gjithë e dimi rëndësinë e ushtrimeve të rregullta fizike dhe ndikimin që kanë në shëndetin mendor, fizik dhe emocional.
Por, pavarësisht këtyre përfitimeve shëndetësore, ndonjëherë vështirë se gjeni kohë për të shkuar në palestër, transmeton Telegrafi.
Fatmirësisht, studimet e reja kanë treguar se nëse ecni për të paktën 15 minuta në ditë, ju mund t’ia shtoni vetes deri në shtatë vite jetë.
Prandaj, nëse e dini se nuk do të mund të shkoni në palestër si pasojë e agjendës së ngjeshur, atëherë sigurohuni që të paktën të ecni 15 minuta në pauzën e drekës, në mëngjes, ose pas pune.
Ecni për një zemër të shëndetshme: Lidhja mes ecjes dhe shëndetit kardiovaskular
Zbulime te mëposhtme janë nga tri studime të ndryshme të Harvardit që kanë të bëjnë me lidhjen e ecjes dhe shëndetit kardiovaskular:
– Nëse ecni të paktën 15 kilometra në javë, shkalla e vdekjes zvogëlohet për 22%
– Ecja për të paktën 30 minuta në ditë ndërlidhet me 18% rrezik të reduktuar të sëmundjeve koronare
– Ecja për të paktën 3 orë në javë ndërlidhet me 35% rrezik më të ulët të sulmeve të zemrës dhe 34% rrezik më t ulët të sulmit të zemrës
A është ecja ushtrim i mirë? Këto janë përfitimet shëndetësore nëse ecni çdo ditë
– Ecja e rritë disponimi
– Ecja e përmirëson performancën kogntive
– Ecja e zvogëlon shtypjen e lartë të gjakut
– Ndihmon në parandalimin apo kontrollimin e diabetit
– Ndihmon në uljen e rrezikut të kancerit. /Telegrafi/