Erling Braut Haaland është ngjitur shpejt në majat e futbollit evropian në këtë sezon, me golat dhe paraqitjet e tij me RB Salzburgun.
Prandaj, nuk është për t’u habitur interesimi i disa klubeve të mëdha si; Manchester United, Manchester City, Barcelona, Juventus, PSG dhe Napoli për sulmuesin norvegjez.
Siç raporton Corriere della Sera, Napoli dhe Juventus tashmë e kanë humbur mundësinë për të nënshkruar me sulmuesin, kur ai ishte duke luajtur me skuadrën norvegjeze, Molde.
Të dy klubet italiane patën mundësinë ta blinin Haalandin për vetëm katër milionë euro, por e kishin refuzuar mundësinë.
Pastaj vetë lojtari përfundimisht zgjodhi të transferohej në Austri për të vazhduar zhvillimin e tij.
Por ky mund të jetë sezoni i tij i parë dhe i fundit në Austri, pasi për Haaland vetëm se klubet i kanë bërë gati ofertat dhe secila do të jetë mbi 40 milionë euro. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=8x7O0DO_efQ