Site icon Telegrafi

Si e befasuan De Biasi dhe Cana mesfushorin Memushaj

Ledian Memushaj mungoi ndaj Austrisë për shkak të një dëmtimi, por ndaj Luksemburgut ishte në fushë, madje mbante edhe shiritin e kapitenit.

Ai tha se u ndje i emocionuar kur Lorik Cana ia lidhi në krahë shiritin e kapitenit.

“U hutova fare kur De Biasi më tha që do isha kapiten. Shiritin ma lidhi Loriku dhe më tha diçka, por nuk kujtoj asgjë, aq i emocionuar isha”, tha Memushajt për Panorama Sport.

Pas Memushajt shiritin e mbajti edhe Migjen Basha, i cili e pranoi se i pëlqeu që mbajti shiritin, por tha se Cana është i pazëvendësueshëm.

 

Exit mobile version