Telegrafi

Si e befasoi Adriano tifozin shqiptar të Interit para “Derby della Madonina”

Sot zhvillohet “Derby della Madonina” mes Interit dhe Milanit, një nga përballjet më të ndjekura në botë sa i përket futbollit.

Tifozët në mbarë botë bëjnë postime në rrjetet sociale për këtë ndeshje, që shpesh herë komentohet për ditë të tërë.

Një rast i veçantë i ka ndodhur një tifozi shqiptar të Interit, Jeton Demajt, i cili jeton në Finlandë.

Ai ka bërë një foto montazh me ish yllin e Interit, Adrianon, të cilën e postuar në ‘story’ të Instagramit, duke shkruar: “Me mbretin para spektaklit”, duke e etiketuar brazilianin, shkruan Telegrafi.

Jetoni ka pritur që edhe ky postim do t’i kalojë si të zakonshmit, por Adriano e ka befasuar dukshëm, duke ia rikthyer një përgjigje ku i shkruante: “Faleminderit vëlla për mirësinë tuaj”.

Madje Adriano ka filluar ta ndjek në rrjetet sociale, gjë që e ka gëzuar teje mase Jetonin, që është tifoz i Interit prej një kohe të dhe në nga arsyet pse e do klubin Nerazzurrë është edhe “Perandori”.

Kjo është atmosfera e krijuar para ndeshjes mes Interit dhe Milanit, një derbi që ndjehet shumë nga të dyja tifozëritë. /Telegrafi/