Telegrafi

Si duket vetëtima nga aeroplani, pamje sa unike dhe të frikshme

Të parit një vetëtimë një përvojë e njohur për të gjithë, por a ju ka rastisur ta shihni atë se si duket nëse jeni duke udhëtuar me aeroplan?

Një përdorues në rrjetin social Instagram ka publikuar një video që tregon se si duket kjo stuhi nga një lartësi, pamje të xhiruara nga përvoja në aeroplan.

Ky përdorues pohoi se pamjet janë xhiruar nga një lartësi prej 10 mijë metrave mbi tokë.

Videoja magjepsëse është publikuar në Instagram nga një përdorues i quajtur Param.

Pamjet me të vërtet jepnin një këndvështrim sa unik dhe drithërues të vetëtimës. /Telegrafi/