Kur foshnja del jashtë, lindja nuk ka përfunduar, sepse ndodh faza e tretë e lindjes – nxjerrja jashtë e placentës
Pas lindjes së foshnjës, do të ndieni disa kontraktime të tjera dhe, me ndihmën e mamisë, do të nxirrni placentën – kjo zakonisht zgjat rreth 10 minuta.
Placenta do të ndahet spontanisht nga mitra dhe do të dalë nga kanali i lindjes me ndihmën e kontraktimeve. Nëse nuk del natyrshëm ose nëse ka komplikime, mjeku mund ta tërheqë me kujdes derisa gruaja në lindje është nën anestezi.
Gjatë një prerje cezariane, edhe placenta hiqet e fundit dhe para mbylljes së zgavrës së barkut dhe qepjes së mitrës ekzaminohet me kujdes për t’u siguruar që është hequr në tërësi, transmeton Telegrafi.
Placenta është lidhja midis nënës së ardhshme dhe foshnjës së saj, domethënë një burim oksigjeni dhe lëndësh ushqyese që ndihmojnë fëmijën të zhvillohet siç duhet.
Zakonisht është rreth 22 centimetra në diametër, rreth 2 deri në 2,5 centimetra i trashë dhe peshon rreth 500 gram.
Gruaja në lindje duhet të ekzaminohet hollësisht për të vërtetuar se e gjithë placenta ka dalë nga mitra me lindjen, pra që mjekët të jenë të sigurt se asnjë pjesë nuk do të mbetet në zgavrën e barkut.
Mamitë treguan në video një simulim të nxjerrjes së placentës – shikoni më poshtë se si duket!
/Telegrafi/