Froggy Beachstar ofron autonomi prej 200 kilometrave në versionin standard, dhe 300 kilometra me baterinë me rreze të zgjatur veprimi.
Dartz është kompani nga Letonia, që është e specializuar në prodhimin e veturave të shtrenjta dhe unike SUV, transmeton Telegrafi.
Me projektin e ri, ky prodhues është nisur në një drejtim krejt tjetër. Freze Froggy EV Beachstar është kabriolet i vogël elektrike që duket sikur është dedikuar për vitet e 80-ta.
Ueb-faqja e prodhuesit reklamon këtë kabriolet me sloganin: “Vetura më e lirë elektrike në BE”.
Por a është më i liri, atë me siguri nuk e dimë, por kjo veturë e vogël duket sikur lodër. Është i bazuar në veturën elektrike kineze Wuling Hong Guang Mini EV.
Dartz ka shpjeguar se e ka prodhuar Freze Froggy EV Beachstar enkas për programet “car sharing” dhe kompanitë që huazojnë vetura.
Vetura e re ofron një autonomi prej 200 kilometrave në versionin standard, dhe 300 kilometra me bateri me rreze të gjatë veprimi.
Fuqi e elektromotori bën që të prodhojë 41 kuaj-fuqi. Sipas prodhuesit, shpejtësia maksimale është 100 kilometra në orë.
Dartz planifikon të fillojë me pranimin e porosite të Freze Froggy EV Beachstar kah mesi i vitit të ardhshëm. Çmimi do të duhej të sillet diku rreth 20 mijë euro. /Telegrafi/