Pamje spektakolare të planetit Mars janë kapur nga sonda e NASA-s, Mars Odyssey që ka monitoruar Planetin e Kuq për 22 vjet që kur u lansua në vitin 2001.
Sonda kapi një seri imazhesh panoramike që shfaqin peizazhin e lakuar marsian poshtë shtresave të gazta të reve dhe pluhurit, transmeton Telegrafi.
Këto 10 imazhe ofrojnë jo vetëm një pamje të freskët dhe mahnitëse të Marsit, por do t’u ndihmojë shkencëtarëve të fitojnë njohuri të reja për atmosferën në Mars.
Sonda siç raportohet kishte shkrepur këto imazhe në muajin maj në një lartësi prej 400 kilometrave – e njëjta lartësi në të cilën fluturon Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor mbi Tokë.
“Nëse do të kishte astronautë në orbitën e Marsit, kjo do të ishte perspektiva që ata do të kishin”, tha Jonathan Hill nga Universiteti Shtetëror i Arizona-s, i cili kryeson operacionet për kamerën e Odyssey, i quajtur Sistemi i Imazhit të Emisionit Termik, ose THEMIS.
“Asnjë sondë në Mars nuk ka shkrepur këto lloj pamje më parë”. /Telegrafi/