Site icon Telegrafi

Si duket gara e titullit në La Liga tani: Real Madridi varet vetëm nga vetja

Barcelona dhe Atletico Madrid luajtën baras 0-0 të shtunën mbrëma që nuk bëri ‘vlejti’ asgjë për asnjërën palë, duke ia dhënë avantazhin Real Madridit në garën për titull të La Ligas këtë sezon.

Barazimi lë gjithçka në duart e skuadrës së Zinedine Zidane, me Los Blancos tani vetëm në varësi të rezultateve të tyre me katër ndeshje për të luajtur.

Nëse i fitojnë të gjithë, Real Madridi do të mbajë titullin e fituar sezonin e kaluar.

Lexo po ashtu Simeone flet për barazimin ndaj Barcelonës, garën për titull në La Liga dhe ndeshjen e Real Madridit me Sevillën

Me Sevillan, Granadan, Athletic Bilbaon dhe Villarrealin që do të vijnë, ata kanë garën më të komplikuar nga tre pretendentët, por ata nuk do të prisnin ta gjenin veten në këtë pozicion pas barazimit të tyre kundër Real Betisit dy javë më parë.

Nëse Real Madrid barazon, ose edhe humbet nga Sevilla, gjërat do të qëndrojnë siç ishin përpara se të fillonte java e 35-të.

Një humbje më shumë për Atleticon dhe vetëm fitore për Real Madridin pas kësaj fundjave do t’u jepte avantazh Los Blancos, pasi ata mburren me një rekord superior ballë për ballë ndaj rivalëve të tyre lokal.

Situata e ndeshjeve për katër klubet

Barazimi ishte më i keq për Barcelonën sesa për Atleticon, pasi ata tani duhet të fitojnë të gjitha ndeshjet e tyre të mbetura dhe të shpresojnë që dy skuadrat nga qyteti i Madridit – të rrëshqasin apo të humbin përsëri pikë pas kësaj fundjave.

Kështu si qëndrojnë gjërat, Real Madridi është favorit për të fituar përsëri titullin në La Liga. /Telegrafi/

Exit mobile version