Site icon Telegrafi

Si duket Aurita Agushi në Oscar? (Foto)

Aktorja e njohur kosovare, Aurita Agushi e cila ka luajtur në filmin “Shok”, së bashku me ekipin ka udhëtuar për në Hollivud të Los Angelesit.

Megjithëse aktorja nuk ka pasur rastin të parakaloj në tapetin e kuq, gjithsesi është fotografuar pranë posterit të filmit kosovar, Shok.

Aurita ka luajtur nënën e djaloshit, Lumin, ndërsa ka të veshur një fustan elegant nga kreatorja, Blerina Kllokoqi-Rugova.

Kujtojmë se ‘Shok’, është filmi i pari që është nominuar për Oscar në kategorinë “Filmi më i mirë në Shkurtër”. /Telegrafi/

Exit mobile version