Nikolla Gruevski më nuk është kryetar i OBRM-PDUKM-së, e as kryeministër i vendit, pozitë që e mbajti për 10 vite.
Ai është deputet dhe qytetarë i thjeshtë i Maqedonisë që endet gjyqeve për t’u përgjigjur në akuzat që janë ngritur ndaj tij nga gjykatat e vendit, me kërkesë të Prokurorisë Speciale Publike. Këto akuza kanë dalë nga përgjimet që ndryshe njihen si ”bombat” e Zoran Zaevit që u publikuan nga viti 2015.
Gruevski e filloi karrierën si ministër i financave dhe tregtisë kurse e mbaroi si kryetar i OBRM-PDUKM-së.
Ai u emërua kryetar i kësaj partie në vitin 2003 ku e trashigoi Ljubço Georgievskin, kryetarin e tanishëm të OBRM-Popullore, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Por si dukej Gruevski kur u emërua kryetar i partisë te e cila tanimë është vetëm anëtar dhe deputet?
Me më shumë flokë, më i dobët, me më pak fjalor dhe më pak i shkathët. Një ndër intervistat e para të tij ishte dhënë për TV A1, atëherë televizioni më i ndjekur në vend.
Vlen të theksohet se Gruevski në vitin 2009 filloi ”betejën” kundër këtij televizioni që partia e tij ende e quan shoqëri kriminale. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=CHTrVGdLkLs