Taktikat e çuditshme të para -luftimit të Deontay Wilder të dizajnuara për të mposhtur Tyson Furyn dështuan në mënyrë spektakolare pas nokautit të tij në raundin e 11-të në Las Vegas.
Si sfidues, amerikani duhej të hynte i pari, por vonoi ecjen e tij në ring në një seri ngjarjesh të çuditshme.
Bronze Bomber qëndroi në mes të një rrethi të formuar nga grupi i tij, duke tentuar që hyrja e tij të ishte sa më spektakolare.
Ai gjithashtu zgjodhi të ndryshojë dorezat në momentet e fundit për të vonuar më tej hyrjen e tij, në atë që me siguri ishte një përpjekje për të shqetësuar Furyn.
Kur ai përfundimisht doli në arenë, 35-vjeçari u vesh me një xhaketë të kuqe dhe maskë të kuqe për të treguar se ishte i gatshëm ta shkatërronte britanikun.
Ajo provokoi një reagim masiv në mediat sociale, me tifozët që i quanin lëvizjet, “taktika m*ti”. Të tjerët në dukje ishin në anën e shfaqjes teatrale të Wilderit, duke e kthyer kritikën në lavdërim: “Taktika m*ti, jeni të dashuruar me këto taktika m*ti”.
Por, ato strategji që i zbardhi Wilderi, nuk arritën të ndikonin në Furyn, pasi u rrëzua në raundin e tretë dhe në të 11-in, u nokautua. /Telegrafi/