Telegrafi

Si çdo herë, Edona e veçantë edhe në klipin e ri (Foto)

Këngëtarja e njohur Edona Llalloshi shumë shpejt do të sjell në treg projektin e saj më të ri muzikor.

Bëhet fjalë për një këngë të re, e cila do të publikohet në YouTube edhe me videoklip, xhirimet e të cilit përfunduan sot (e martë) në qytetin e Prizrenit.

Si çdo herë tjetër, Edona do të shfaqet e veçantë në stil edhe këtë herë, dhe këtë gjë e dëshmon edhe një fotografi e nxjerrë në Instagram nga vet këngëtarja pas përfundimit të xhirimeve.

E veshur me një fustan rozë dhe flokë të kapura bukur lartë, Edona dukej më se e bukur dhe e veçantë.

Telegrafi ka përcjell nga afër xhirimet e këtij projekti të ri, ndërsa do ju mbaj të informuar në ditët në vazhdim për detajet e këngës më të re nga Edona Llalloshi. /Telegrafi/