Telegrafi

“Si barbi me princin e saj”, Marina Vjollca dhe Geti vijnë me set të veçantë fotografik

Foto: Marina Vjollca/Instagram

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë një prej çifteve më të ndjekur në estradën shqiptare.

Ata numërojnë me mijëra ndjekës në rrjetet sociale, në të cilat janë mjaft aktivë dhe ndajnë me ta fotografi të ndryshme nga jeta e tyre.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Së fundmi, çifti kanë realizuar një set të ri fotografik në Kubë, fotografitë e të cilit i kanë publikuar në rrjetin social Instagram.

Kësaj here, dyshja vijnë më të ëmbël dhe me ngjyra se asnjëherë më parë në fotosesionin e ri.

Marina e veshur në ngjyrën rozë, pozon hipur mbi një veturë në po të njëjtën ngjyrë, e cila drejtohet nga bashkëshorti i saj Geti.

Foto: Marina Vjollca/InstaStory

Në këto fotografi, ata ngjasojnë si barbi dhe princi i saj, të dy personazhe të famshme të filmave “Barbie” dhe këngës së famshme “Barbie Girl”.

Edhe vet Marina në mbishkrimin e njërës prej fotografive, ka bërë të ditur se ishte “Barbie” frymëzim për të realizuar një fotosesion të tillë.

“Me burrin tim në bishën ‘Barbie'”, ka shkruar Marina në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj të shumtë. /Telegrafi/