Telegrafi

Si babai si i biri, djali i Ronaldos shënon dy super gola pas asistimeve nga CR7

Cristiano Ronaldo është aktualisht futbollisti më i mirë në botë.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ende nuk e ka qartësuar të ardhmen e tij nëse do të mbetet te Real Madridi apo jo.

Por portugezi momentalisht është i fokusuar vetëm tek Kombëtarja e tij ku do të jetë pjesëmarrës në Kampionatin Botëror Rusia 2018.

Në ndeshjen e fundit miqësore, Portugalia mposhti Algjerinë 3-0 ku në golin e dytë asistues ishte Ronaldo.

CR7 edhe pas përfundimit të ndeshjes nuk u ndal, pasi ishte koha të asistonte për të birin e tij Cristiano JR.

Me të përfunduar ndeshja, djali i Ronaldos e angazhoi babanë e tij për t’i asistuar ndërsa ai arriti t’i shënonte dy gola fantastik.

Njëri nga golat e Cristiano JR ishte i njëjtë me atë që shënoi babai i tij ndaj Juventusit me gërshërë.

Tifozët e pranishëm Estadio da Luz në Lisbonë përveç që u kënaqën me fitoren e Portugalisë u kënaqën edhe me golat e pasardhësit të Ronaldos. /Telegrafi/

 

https://www.youtube.com/watch?v=1GKtZxmW4uw