Telegrafi

“Si babai, ashtu edhe i biri” – Ronaldo publikon video duke u stërvitur me djalin e tij

(Foto: Screenshot/Instagram/cristiano)

Cristiano Ronaldo është i njohur si fanatik i ushtrimeve fizike dhe ai nuk heq dorë nga ato në asnjë situatë.

Superylli i Juventusit ka qëndruar në formë edhe në periudhën e vetizolim duke vazhduar me rutinën e zakonshme të stërvitjeve, si dhe duke i dëgjuar rekomandimet nga klubi për ushtrimet dhe dietën gjatë kësaj periudhe.

Në ndërkohë, djali i tij i madh, Cristiano Jr., dëshiron të ndjekë hapat e babait. Edhe pse vetëm nëntëvjeçar, ai ka përvetësuar aftësi të mira me topin.

(Foto: Screenshot/Instagram/cristiano)

Këto vërehen nëpër video e ndryshme që shpërndahen në rrjetet sociale. Një të tillë e ka publikuar Ronaldo në profilin e tij në Instagram, ku shihet duke u stërvitur me djalin e tij.

“Si babai, ashtu edhe i biri. Lumturia mbi të gjitha”, është përshkrimi që 35-vjeçari ia ka vënë videos. /Telegrafi/