Site icon Telegrafi

Si babai, ashtu edhe i biri – djali i David Beckham realizon gol nga mbi 25 metra

David Beckham ishte i famshëm për saktësinë e tij në situatat kur ekzekutohej gjuajtja e lirë, dhe tani djali i tij, Romeo po ndjek hapat e tij.

19 -vjeçari aktualisht luan për Inter Miami II, një ekip që është në pronësi të babait të tij, David.

Gjatë ndeshjes së tyre kundër Orlando City II, Miami II iu dha një goditje dënimi mbi 25 metra larg portës, Romeo mori përgjegjësinë teksa dërgoi topin mbi mur dhe u kthye në këndin e poshtëm, jashtë mundësive të portierit.

Ky ishte goli i parë i Romeos për këtë sezon, pasi ai i dha ekipit të tij epërsinë 3-1. I riu aktualisht ka një gol dhe shtatë asistime për këtë sezon.

Në të njëjtin ekip me Romeon është djali i trajnerit të ekipit të parë të Inter Miami, Phil Neville, Harvey, i cili luan si mbrojtës.

Inter Miami II aktualisht është në vendin e pestë në Konferencën Lindore të ligës MLS Next Pro me 22 pikë, 10 pikë prapa liderit Columbus Crew 2.

Beckham reagoi ndaj gjuajtjes së lirë të shkëlqyer të djalit të tij duke postuar një storie q në Instagram me një mesazh ku shkruhej: “Bravo shoku, aq krenar @romeobeckham”. Për të cilën Romeo u përgjigj: “Të dua baba, ishte për ty”.

Komentatori tha pas goditjes së lirë të Romeos: “Unë mendoj se e kemi parë këtë më parë”, duke iu referuar babait të Romeos, Davidit i cili ishte mjeshtër kur bëhet fjalë për goditjet e lira. /Telegrafi/

Exit mobile version