Këngëtarja e njohur nga Gjakova, Yllka Kuqi, do të publikojë sot (e mërkurë) projektin e saj më të ri muzikor.
“Je dashnia” titullohet kënga e saj më e re, të cilën ka kohë që Kuqi e ka paralajmëruar që do ta sjellë.
Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa fotografi, përmes së cilave ka treguar se si do të duket në klipin e ri.
Ndryshe nga herët e tjera, ajo kësaj radhe do të vijë me një performancë të veçantë, të përgatitur në bashkëpunim me një koreograf të njohur.
E veshur me një fustan të kuq dhe pamje prej biondeje, Yllka dukej shumë elegante dhe romantike teksa vallëzon në krahët e partnerit të saj.
Nga pamjet e para, duket se klipi i ri i këngëtares do të jetë ndryshe dhe më i veçantë se çdoherë tjetër.
Përveç kësaj kënge solo, ajo ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë edhe një bashkëpunim me reperin Gold AG. /Telegrafi/