Site icon Telegrafi

Si arriti një Mercedes në foton promovuese të rivalit më të madh?

BMW kohët e fundit zbuloi një SUV elektrike iX, aktualisht aseti më i fortë i prodhuesit bavarez në segmentin premium të automjeteve elektrike.

Prezantimi në internet u pasua me foto promovuese në përgatitje të ardhjes së kësaj makine në treg. Një sesion i tillë fotografik është gjithmonë i dizajnuar me kujdes dhe fotot më përfaqësuese publikohen në faqet e shtypit të kompanisë.

Meqenëse është një automjet elektrik, një hidrocentral u zgjodh simbolikisht për sfond – si një shembull i një burimi të ripërtëritshëm të energjisë, dhe kjo është krejtësisht e mirë, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, ata që janë kampionë në lojë “gjeni 12 gabime në foto”, nuk kanë humbur asnjë detaj të pazakontë.

Gjegjësisht, kur fotografia zmadhohet, silueta e një makine tjetër shfaqet në parakolp si pasqyrim, por nuk është një BMW por një Mercedes.

Shikoni ose jo, gjykojeni vetë. /Telegrafi/

Exit mobile version