Telegrafi

Si arriti Joan Laporta t’i sigurojë 125 milionë euro për Barcelonën – detaje nga pjesëmarrësit që do të ndihmojnë për transferime

Ende pritet të bëhet konfirmimi se si presidenti i Barcelonës, Joan do të sigurojë një shumë rreth 125 milionë euro për transferimet e verës, me disa detaje që kanë filluar të rrjedhin tashmë.

Është zbuluar se vetë Laporta veproi si garantues për 15 milionë euro, nga të cilat 10 milionë euro janë me ndihmën e një shoku, identiteti i të cilit mbetet i fshehur.

Sipas La Vanguardia, një total prej 60 milionë euro janë garantuar nga drejtorët, me gjysmën e atyre që vijnë nga Jaume Roures.

Ndërkohë, Audax Renovables do të mbështesë me 17.3 milionë ( Jose Elias 9 milionë euro dhe Eduard Romeu 8.3 milionë euro), Antonio Escudero 1.3 milion euro dhe Jordi Llaurado 1 milion.

Është investim i Laportas në 15 milionë, që ka tërhequr interesin më të madh, megjithatë, ende mbetet sekret për shuma e ardhura nga jashtë. /Telegrafi/