Site icon Telegrafi

Si 17-vjeçar i vetëm në Pragë dhe pa para – Historia interesante e udhëtimit të Liridon Krasniqit me tren

Mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi ka qenë futbollisti i njohur kosovar Liridon Krasniqi i cili ka një karrierë të bujshme në Evropë dhe në Azi.

Krasniqi rrëfeu për një histori interesante gjatë kohës sa ishte pjesë e Sparta Pragës në Çeki për një udhëtim të tij me tren si një 17-vjeçar dhe pa para.

“Si ka ardhur puna që kam shkuar tek Slavia Praga, si e kam bërë atje karrierën pa asnjë gjuhë, e kam folur vetëm gjermanishten dhe shqipen””.

“Kam hipur në tren, babai më ka dërguar deri tek treni së bashku me nënën dhe mi dhuroi 150 euro për rrugë për ta blerë biletën, të cilën në fund nuk e bleva”.

“Unë kam jetuar vetëm dhe pa prind, nuk ka qenë gjendja fare e mirë, por jam munduar ta dhurojë maksimumin me atë pagë që kisha”, ka thënë Krasniqi mes tjerash.

Këtë rrëfim dhe shumë të pathëna të tjera dhe histori interesante, Krasniqi i ka shpalosur të gjithat në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Dent Fix , Lasko, Pro Transport dhe Muqa Solar./Telegrafi/

Exit mobile version