Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, ka qenë më se e lumtur ditën e sa martës.
Kjo pasi pikërisht në këtë ditë, ajo u bë gjyshe për herë të dytë.
Vajza e saj Njomza ka sjellë në jetë një djalë, dhe këtë e ka bërë të ditur vet mamaja e saj përmes një postimi të bërë në rrjetin social Instagram.
“Sot një fali Zoti edhe një nip. U gëzoftë çdo shtëpi qysh jemi gëzuar ne”, ka shkruar këngëtarja Behluli në fotografinë e ndarë me ndjekësit.
Ndërkohë të shumta kanë qenë urimet dhe komentet që Shyhretja ka marrë nga fansat në hapësirën për komente.
Behluli vazhdon të jetë mjaft aktive me këngë e koncerte të shumta, gjersa nuk mungon edhe nëpër ahengje e dasma të ndryshme.
Në muajt në vazhdim, ajo pritet të prezantojë për publikun këngën e saj më të re. /Telegrafi/