Këngëtarja Shyhrete Behluli ka sjell për fansat këngën e saj më të re “Mirë po lujka nusja e vjehrra”.
Kënga është e zhanrit popullor, dhe e përshtatshme për ahengje e dasma të ndryshme.
Muzika është punuar nga Rrahman Kryeziu, ndërsa vargjet e tekstit i ka shkruar Sami Aliu.
Klipi i këngës është punuar nga M Production, ndërsa Shyhretja këtë radhë është munduar të sjell në klip atmosferën e dasmave të ndryshme ku performon. /Telegrafi/