Telegrafi

Shyhrete Behluli publikon fotografi nga rinia e saj, tregon sa shumë ka ndryshuar me kalimin e viteve

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, Behluli ka vendosur të publikojë një fotografi nga e kaluara e saj, duke treguar se sa ka ndryshuar që nga koha kur ishte e re.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Fotografia e realizuar vetëm në formatin bardhë e zi në atë kohë, e shfaq këngëtaren me një pamje pak më ndryshe nga ajo që ka sot.

“Në ditët e rinisë”, ka shkruar Shyhretja në mbishkrimin e kësaj fotografia, ndërsa ka pranuar komente të shumta nga fansat.

Përndryshe, muajin e kaluar ajo solli këngën |”Je e vetmja” të cilën ia dedikoi nënës së saj dhe që është pritur mirë nga fansat. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=C4Gmzxi1f_8