Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, ka publikuar së fundmi projektin më të ri muzikor të saj.
Ajo ka prezantuar për fansat këngën e re me klip, të titulluar “Pendimi”.
Kjo këngë e cila është e zhanrit baladë është punuar nga producenti Gramos Kozeli, ndërsa tekstin e saj e ka shkruar Filloreta Raç [Fifi].
Klipi i këngës është realizuar në ambiente të mbyllura dhe me këngëtaren e cila interpretone vetme në një skenë boshe këngën e saj, e që një skenar i till duket të jetë ndikuar dukshëm nga masat preventive për situatën e coronavirusit.
Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit Vizion Media.
Ashtu si shumë kolegë të saj, Shyhrete Behluli përgjatë gjithë këtyre muajve është detyruar të ndërpresë të gjitha aktivitetet muzikore, shkaku i pandemisë globale COVID-19. /Telegrafi/