Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, ka qenë këtë javë e ftuar në intervistën më të shkurtër 60 sekondëshe të emisionit “Prive”.
Në vetëm një minutë, ajo ka rrëfyer shumëçka nga jeta dhe karriera e saj, duke iu përgjigjur çdo pyetje të bërë nga gazetari.
Këngëtarja tregoi se e kishte pritur që një ditë të dekorohej nga presidenti, por nuk e dinte se kur? E në fakt, kjo gjë ndodhi këtë vit.
Tutje, ajo tha se gjë që s’i pëlqen te vetja është koha kur është nervoze teksa sheh vetën në intervista, dhe është e pakënaqur me dukjen e saj.
Shyhretja tregoi edhe gjithashtu se nuk e ka fare problem të zgjohet në mëngjes, ndërsa nuk ndërhyn mes djalit dhe nuses si një vjehërr tipike, por si një shoqe ose këshilltare.
Bashkëshorti, Lulzimi, i cili mesa duket është mbështetësi më i madh i saj, është pakëz xheloz, ashtu siç tregon Shyhretja.
Ndërsa në pyetjen e fundit më provokuese se çdo gjë (përfshirë edhe marrëdhëniet) kanë qenë më mirë para apo pas martese? Shyhretja përgjigjet duke thënë pas martesës. /Telegrafi/