Telegrafi

Shyhrete Behluli për 8 mars publikon këngën e re dedikuar nënës

Foto: VizioniLibonia/YouTube

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, ka prezantuar për fansat projektin e saj më të ri muzikor.

“Je e vetmja” titullohet kënga e saj e re, të cilën ajo ua dedikon të gjitha nënave.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kënga është e zhanrit popullore dhe për muzikën dhe orkestrimin është kujdesur Miti Geci.

Ndërkohë për vargjet e tekstit janë kujdesur Nexhmie Muhaxheri dhe Arian Agushi, i njohur ndryshe si Gold AG.

Foto: VizioniLibonia/YouTube

Kënga është vizualizuar edhe me një klip të veçantë, pjesë e së cilit është edhe vet nëna e këngëtares.

Behluli ka menduar që këtë projekt ta realizojë me rastin e festës së 8 marsit, që në gjithë botën njihet si Dita e gruas.

Përveç projekteve të shumta muzikore që sjell, ajo vazhdon të jetë e angazhuar edhe nëpër koncerte dhe mbrëmje muzikore të ndryshme. /Telegrafi/