Telegrafi

Shyhrete Behluli feston ditëlindjen e 60-të: E përmbushur me familjen time dhe me ju publik

Foto: Norik Uka

Këngëtarja e mirënjohur e skenës shqiptare, Shyhrete Behluli, feston ditëlindjen e 60-të.

Artistja, e cila numëron një karrierë të gjatë e të bujshme në treg, përgjatë këtyre vite solli projekte mjaft të suksesshme.

Ajo me këtë rast ka realizuar një fotosesion të mahnitshëm përkrah anëtarëve të tjerë të familjes.

“Unë sot festoj ditëlindjen, e përmbushur me familjen time dhe me ju publik i dashur. Faleminderit për urimet e juaja”, ka thënë Behluli.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shyhrete Behluli

“Ju falënderoj të gjithëve për urimet e përzemërta. Paçit dhe ju festa në familjet tuaja”, ka thënë më tej ajo.

Të shumta kanë qenë urimet që ka marrë në hapësirën për komente nga miqtë e ndjekësit që mban.

“Hajde nuse reja jeme”, “Për vajzën”, “Ende e dua”, “Dasma e nipit”, “Je më e mira”, janë vetëm disa nga projektet e njohura të Shyhretes. /Telegrafi/