Telegrafi

Shyhrete Behluli feston ditëlindjen e 59-të

Shyhrete Behluli Foto: Instagram/shyhrete_behluli

Këngëtarja e zhanrit popullor, Shyhrete Behluli, është tejet e dashur për audiencën e gjerë.

Ajo gjatë ditës së sotme (e diel) feston ditëlindjen e saj të 59-të, të cilën e gjëri të ditur përmes rrjetit social Instagram.

Behluli pati rastin që të shpërndarë urimet e marra nga familjarë, kolegë dhe admirues të muzikës së saj.

Foto: Instastory

Pothuajse që të gjithë i shpresuan asaj më të mirën, duke kujtuar edhe projektet unike që ajo sjell, me të cilët mban të argëtuar fansat.

Përpos urimeve, artistja e mirënjohur pranoi edhe disa buqeta me lule, të dhuruara nga persona të ndryshëm.

Vlen të përmendet se Shyhrete Behluli ka vite të tëra që qëndron aktive në prurjet e reja muzikore. /Telegrafi/