Telegrafi

Shyhrete Behluli dhe Sinan Akçil sjellin këngën e re “Jam Shqiptar”

Shyhrete Behluli dhe Sinan Akçil (Foto: YouTube)

Këngëtarja e mirënjohur e skenës shqiptare, Shyhrete Behluli, ka prezantuar projektin e ri muzikor.

“Jam Shqiptar” mban titullin kënga e re e saj, për të cilën ka bashkëpunuar me artistin turk, Sinan Akçil.

Projekti vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale, derisa klipi është realizuar në Turqi.

Shyhrete Behluli (Foto: YouTube)

Tekstin e ka shkruar Fatmir Muja së bashku me Sinan Akçil, kurse për melodinë është përkujdesur po ashtu ky i fundit.

Orkestrimi u bë nga Mustafa Ceceli dhe për pjesën me çifteli u përkujdes Fatmir Makolli – Miti Geci.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndërkaq, videoja e veçantë i është besuar produksionit ‘Vizion Media’.

Shyhretja dhe Sinan kanë realizuar një projekt unik për shqiptarët, ku vijnë me interpretim në shqip dhe turqisht. /Telegrafi/