Telegrafi

Shyhrete Behluli dhe Engjëllusha sjellin këngën e re “Djali i mahallës”

Shyhrete Behluli dhe Engjëllusha Salihu (Foto: YouTube)

Këngëtaret e njohura, Shyhrete Behluli dhe Engjëllusha Salihu, kanë prezantuar projektin e ri muzikor.

“Djali i mahallës” mban titullin kënga e tyre e re, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.

Nënë e bijë marrin vëmendje në videoklip me paraqitjen në veshje kombëtare të Rugovës.

Shyhrete Behluli dhe Engjëllusha Salihu (Foto: YouTube)

Teksti dhe melodia ka të bëjë me një përpunim, ndërsa për orkestrimin është përkujdesur Drinor Zymberi.

Producent ekzekutiv i kësaj kënge ndërkohë mbetet Shaban Rexhepi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Videoja i është besuar produksionit të njohur, Vizion Media.

 

Artistet po vazhdojnë të jenë shumë të kërkuara edhe në mbrëmje e ahengje të ndryshme. /Telegrafi/