Këngëtaret e njohura, Shyhrete Behluli dhe Engjëllusha Salihu, kanë prezantuar projektin e ri muzikor.
“Djali i mahallës” mban titullin kënga e tyre e re, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.
Nënë e bijë marrin vëmendje në videoklip me paraqitjen në veshje kombëtare të Rugovës.
Teksti dhe melodia ka të bëjë me një përpunim, ndërsa për orkestrimin është përkujdesur Drinor Zymberi.
Producent ekzekutiv i kësaj kënge ndërkohë mbetet Shaban Rexhepi.
Videoja i është besuar produksionit të njohur, Vizion Media.
Artistet po vazhdojnë të jenë shumë të kërkuara edhe në mbrëmje e ahengje të ndryshme. /Telegrafi/