Telegrafi

Shyhrete Behluli dhe Ëngjëllusha sjellin këngën e re “Çika e hasretit”

Pamje nga klipi "Çika e hasretit" (Foto: VizioniLibonia/YouTube)

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, dhe vajza e saj, Ëngjëllusha Salihu, kanë publikuar këngën e tyre më të re.

“Çika e hasretit” mban titullin kjo këngë, e cila është ritmike popullore.

Për muzikën dhe orkestrimin e këngës është kujdesur Miti Geci.

Pamje nga klipi “Çika e hasretit” (Foto: VizioniLibonia/YouTube)

Ndërkohë, vargjet e tekstit janë shkuar nga Nexhmije Muhaxheri.

Klipi i këngës është mjaft i veçantë, dhe i sjell shumë në harmoni dy këngëtaret e dashura për publikun, nënë e bijë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Xhirimet e klipit janë kryer në Prizren, dhe për to janë kujdesur M Productino.

Shyhretja dhe vajza e saj janë mjaft aktive në muzikë, dhe janë shumë të pëlqyera në daljet e tyre të përbashkëta para publikut. /Telegrafi/