Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli dhe vajza e saj, Engjëllusha Salihu, kanë publikuar këngën e tyre më të re.
“Vallja e nuses” mban titullin kjo këngë, e cila është ritmike popullore. Për muzikën dhe orkestrimin e këngës është kujdesur Rrahman Kryeziu.
Ndërkohë, vargjet e tekstit të këngës së re të tyre janë shkruar nga Abaz Selmani.
Videoklipi i këngës është mjaft atraktiv, dhe i sjell shumë në harmoni dy këngëtaret e dashura për publikun.
Ndërkaq, nënë e bijë edhe gjatë kësaj vere do jenë të angazhuara në mbrëmje dhe ahengje të ndryshme. /Telegrafi/