Telegrafi

Shumica kërkon që edhe opozita të japë kontribut në Vetting, juristët kërkojnë përfshirje të ekspertëve

Një proces i Vettingut pritet të fillojë në sistemin e drejtësisë së Kosovës.

Nga Ministrj e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ky proces po konsiderohet i domosdoshëm.

Derisa të enjten pritet të fillojë hartimi i koncept dokumentit, ish-deputeti dhe avokati Korab Sejdiu kërkon që ky dokument të bëhet një profesionistë të fushës.

Ai e quan të vonuar fillimin e këtij procesi në vendin tonë.

“Është e domosdoshme që në hartimin e këtij plani të marrin pjesë njerëz që e njohin sistemin e  drejtësisë, janë profesionistë dhe nuk kanë anime politike apo lojalitet ndaj klasës aktuale politike, e që në fakt e kanë krijuar këtë gjendje në drejtësi”, deklaroi Sejdu për RTV Dukagjinin.

Në Komisionin për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës, e mirëpresin fillimin e këtij procesi.

Kryetari i këtij komisioni Adnan Rrustemi thotë se vettingu do të ktheje besimin e qytetarëve në institucione të drejtësisë.

“Është një proces i rëndësishëm i filtrimit të sistemit të drejtësisë. Ky proces i jep sistemit të drejtësisë integritet dhe garanton se do të jetë i pa anshëm. Ky proces natyrisht verifikon prejardhjen e pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe largon korrupsionin nga sistemi i drejtësisë”.

Rrustemi kërkon që në këtë proces të përfshihen edhe subjektet opozitare./Telegrafi/