Një proces i Vettingut pritet të fillojë në sistemin e drejtësisë së Kosovës.
Nga Ministrj e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ky proces po konsiderohet i domosdoshëm.
Derisa të enjten pritet të fillojë hartimi i koncept dokumentit, ish-deputeti dhe avokati Korab Sejdiu kërkon që ky dokument të bëhet një profesionistë të fushës.
Ai e quan të vonuar fillimin e këtij procesi në vendin tonë.
“Është e domosdoshme që në hartimin e këtij plani të marrin pjesë njerëz që e njohin sistemin e drejtësisë, janë profesionistë dhe nuk kanë anime politike apo lojalitet ndaj klasës aktuale politike, e që në fakt e kanë krijuar këtë gjendje në drejtësi”, deklaroi Sejdu për RTV Dukagjinin.
Në Komisionin për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës, e mirëpresin fillimin e këtij procesi.
Kryetari i këtij komisioni Adnan Rrustemi thotë se vettingu do të ktheje besimin e qytetarëve në institucione të drejtësisë.
“Është një proces i rëndësishëm i filtrimit të sistemit të drejtësisë. Ky proces i jep sistemit të drejtësisë integritet dhe garanton se do të jetë i pa anshëm. Ky proces natyrisht verifikon prejardhjen e pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe largon korrupsionin nga sistemi i drejtësisë”.
Rrustemi kërkon që në këtë proces të përfshihen edhe subjektet opozitare./Telegrafi/