Telegrafi

Shumica e qyteteve të Maqedonisë me ajër të ndotur

Foto ilustrim

Stacionet matës të ndotjes së ajrit shfaqin shifra të larta të ndotjes së ajrit.

Në matjet e fundit të stacioneve matëse nëpër shumicën e komunave, komuna më e ndotur është komuna Qendër në Shkup me 282 PM10 për të vazhduar me Strumicën me 232, Gostivar 195, Tetovë, 157 dhe Kërçova me 149 PM10, njofotn Telegrafi Maqedoni.

Ndotja e ajrit ka qenë problem për Maqedoninë viteve të kaluara ndërsa vjet qyteti i Shkupit disa herë ishte qyteti më i ndotur në Evropë dhe në mesin e dhjetë qyteteve më të ndotura në botë.

Opozita maqedonase e akuzojnë pushtetin se nuk po ndërmerr asgjë në zgjidhjen e problemit të ajrit ndërsa nga Qeveria e Maqedonisë problemin e ajrit të ndotur e vendosi te prioritet e Qeverisë për vitin 2019 duke ndarë 98 milion denarë shtesë për këtë problem./Telegrafi/