Site icon Telegrafi

Shumica e pronarëve të BMW 3 Series, nuk e dinë për një mundësi të rrallë që e ka kjo makinë

Nëse vazhdon të mos përdoret, BMW konsideron ta largojë në tërësi

Veturat kanë edhe opsione të ndryshme, të cilat pronari nuk i përdor, për shkak se nuk i nevojitet, ia pamundësojnë përdorimin terreni ku vozitë, apo nuk e di që ekzistojnë, transmeton Telegrafi. Nganjëherë këto mundësi janë aq të rralla, sa që as nuk mendohet se ndonjë prodhues do mendonte ta vente në ndonjë veturë.

Kështu ka ndodhur me shumicën e pronarëve të BMW 3 Series, që nuk e dinë për mundësinë e rrallë që e ka kjo makinë, të cilës mund t’i hapet xhami i derës së prapme.

Për këtë arsye, BMW u ka kërkuar medieve, që të shkruajnë se mund të hapet xhami pasmë i 3 Series dhe se nëse është një mundësi që nuk pëlqehet, të mos e përdorë më në makinat e reja.

Mundësia e hapjes së xhamit të pasmë, konsiderohet si mjaft praktike, meqenëse nuk ka nevojë të hapet e gjithë dera dhe është formë më e lehtë dhe e mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version