Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Vllaste Dimkoviq është takuar me disa prodhues të shalqirit të cilët kanë problem me blerjen, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bëhet fjalë për fermerët të cilë kanë çështje pronësore të pazgjidhura, për shkak se nuk i përmbushin kushtet për të drejtën për subvencion shtesë prej dy denarë për kilogram shalqir të shitur tek blerësit e regjistruar, çka në fillim të këtij muaji e solli vendimin qeveria.
Megjithatë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do të takohet dhe do të ndihmojë në zgjidhjen e problemit me blerjet.
Porositim që Qeveria e Maqedonisë do të vazhdojë në fushën e intervenimit dhe zgjidhjen e problemeve në bujqësi, atëherë kur do të bëhet e nevojshme, thonë nga ministria. /Telegrafi/