Studimi i realizuar nga ekspertët, tregon se nuk duhet të bazoheni shumë në antiviruset e Google Play, sepse nuk janë të sigurta.
Në të kundërtën, ato janë të paafta dhe dështojnë të gjejnë softuerët e dëmshëm, është gjetur në hulumtim, transmeton Telegrafi.
Grupi që merret me testimin e antiviruseve AP-Comparatives, ka testuar 250 aplikacione të antiviruseve në Google Play – që për fat të keq, shumica treguan përformancë të dobët.
Testi i realizuar, tregon se 138 aplikacione ia dolën t’i detektojnë vetëm 30 që kishin gabime, teksa i shënjuan disa dosje të pastra, sikur të kishin gabime. Disa prej antiviruseve ishin aplikacioneve të rrejshme, si dhe posedonin materiale që përhapnin viruse.
Pak kohë pas prezantimit të raportit, Google Play Store i ka larguar 32 aplikacione, ndërsa nuk ka bërë të ditur nëse ato ishin zhvilluar nga amatorët apo inxhinier të specializuar.
“Në 100 prej aplikacioneve, 90 kanë dhënë efekt të dobët” thuhet shkurt në raportin e AP-Comparatives.
Analizatorët e hulumtimit, kërkojnë që të mos lexohen përshkrimet e aplikacioneve për antiviruse, sepse edhe ato mund të jenë të rrejshme dhe të shkruara nga i njëjti autor. /Telegrafi/