Ryan Bertrand duket se do të largohet nga Southampton në fund të sezonit.
Southampton është drejt rënies nga elita e futbollit anglez dhe Bertrand nuk do të vazhdoj të mbetet pjesë e klubit.
Kësisoj e ardhmja e tij pritet të jetë në një tjetër klub por në të njëjtin kampionat.
28-vjeçari është bërë objektiv i skuadrave të njohura në Angli si Liverpool, Manchester United, Everton, Tottenham Hotspur dhe Newcastle United.
Sipas asaj që ka raportuar Daily Star, largimi i tij nga klubi në fund të stinorit duket i sigurt.
28-vjeçari pritet të largohet nga Southampton nëse ndonjëra nga skuadrat e lartpërmendura do të dërgojë ofertë prej 20 milionë funteve.
Bertrand iu bashkua Southamptonit në afatin kalimtar të dimrit në vitin 2015 dhe ka kontratë me klubin deri në vitin 2021.
Në 29 ndeshje këtë edicion në Ligën Premier, Bertrand ka asistuar në tre gola për klubin e tij. /Telegrafi/