Telegrafi

Shumë yje në listën e Interit

Pronarët e rinj që pritet të futen në Inter janë në gjendje që të ofrojnë në skuadër emra si Yaya Toure, Erik Lamela, Alex Teixeira e Ramires.

Suning Commerce Group janë në bisedime për të blerë 20 % të klubit.

Trajneri Roberto Mancini ka pasur një takim me drejtorët e klubit në orët e vona ku është folur për objektivat në afatin kalimtar.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Sipas Corriere dello Sport dhe Gazzetta dello Sport, kompania Suning është në gjendje që të ofrojë Teixeiran te Interi. Huazim mund të vije edhe Ramires.

Gjithmonë sipas këtyre gazetave, emrat tjerë që pëlqehen janë edhe Yaya Toure dhe Lamela. /Telegrafi/