Telegrafi

Shumë yje botërore në protestën anti-Trump: Edhe Scarlett Johannson kundër kolegut, James Franco (Foto/Video)

Scarlett Johansson mbajti një fjalim të fuqishëm në marshin e grave në Los Anxhelosit.

Ajo i bëri thirrje kolegut të tij nga bota e hollivudit, James Francos që të largohet nga organizata, të cilën aktori po pretendon se po e mbështet.

“Si mund të qëndrosh publikisht në një organizatë që u ofron mbështetje viktimave të sulmit seksual ndërsa privatisht i ngacmon vajzat që nuk kanë fuqi?”, tha ndër të tjerash aktorja 33–vjeçare.

Mila Kunis dhe Scarlett Johansson

Aktori është akuzuar ditëve të fundit nga pesë femra se kishte abuzuar seksualisht, duke i detyruar të kryejnë me të marrëdhënie seksuale.

Biondina ka folur para mijëra grave që marshojnë në Uashington për të përkujtuar 21 janarin e vitit të kaluar, kur u përurua si president amerikan Donald J. Trump.

Edhe ky i fundit ka qenë në thumb të kritikave për ngacmime seksuale pasi dolën përgjigjet rreth këtyre akuzave.

Shumë artiste ka ndarë eksperiencat e tyre të ngacmimeve seksuale, duke përfshirë Natalie Portmanin.

Këtë vit, marshimet bëhen edhe më të mëdha në saje edhe të lëvizjeve “MeToo” dhe “Time’s Up” kundër ngacmimeve seksuale, të cilat u nxitën pas akuzave ndaj shumë drejtuesve hollivudian.

Lexo po ashtu Bebe Rexha reagon ashpër ndaj abuzimeve seksuale (Foto)

Ndryshe, edhe Bebe Rexha i është bashkuar kësaj proteste përmes një mesazhi në rrjetet sociale. /Telegrafi/