Site icon Telegrafi

Shumë vështirësi për të interesuarit për prodhimin e energjisë diellore (Video)

Pavarësisht kërkesave të BE-së që Kosova të prodhojë sa më shumë energji të pastër, të interesuarit për këtë formë të energjisë po hasin në probleme të vazhdueshme, raporton KTV.

Avdullah Bajra nga fshati Bujnov i Kamenicës ka muaj që planifikon të investojë në prodhimin e energjisë nga dielli, por se realizimi po del të jetë i vështirë. KEDS-i nuk po i jep licencë për kyçje në rrjetin energjetik.

Ka dhjetë vjet, prej kur Avdullah Bajra kishe vendosur të investojë më shumë se 2 milionë euro në një fabrikë të ujit.

Qysh nga viti 2005, kur edhe e themeloi fabrikën “Kika” , Bajra tregon se me të e mban familjen e tij, por edhe të rreth 20 punëtorëve sa ka fabrika, transmeton Koha.net.

Mirëpo jo gjithçka është e lehtë për të.

Bajra tregon se së fundi problemet me tensionin e energjisë elektrike po janë të papërballueshme për të.

Thotë se si zgjidhje për këtë të ketë menduar të fillojë prodhimin e energjisë nga dielli.

Por, Bajra thotë të ketë hasur probleme edhe në këtë drejtim.

Ndërkohë, zyrtarë të KEDS-it kanë konfirmuar se Bajra ka aplikuar për aprovim energjetik.

Megjithatë, zëdhënësi, Viktor Buzhala nëpërmjet një përgjigjeje elektronike ka thënë se KEDS-i ka bërë të gjitha përgatitjet, por që sipas tij, kompania që nga muaji maj nuk ka shkuar për ta marrë aprovimin.

Exit mobile version