Veshja e një veshje xhins mbi xhins në vjeshtë nuk është një koncept i ri.
Ky trend veshjesh duket se do të shihet gjithandej gjatë këtyre muajve.
Filloi me Miley Cyrus. Këngëtarja është në një lloj faze transformuese ku po kthehet përsëri në stilin e disa prej ikonave të saj rock ‘n roll si Debbie Harry.
E veshur me një palë xhinse me përmasa të mëdha, të kombinuara me një xhaketë të stilit dhe materialit të njëjtë, kombinimin e përfundoi me çizme të zeza.
Tjetra, ishte Emma Roberts. 29-vjeçarja është aktualisht shtatzënë dhe pret fëmijën e saj të parë me Garrett Hedlund. Stili i saj i lehonisë ka qenë i nivelit të lartë. Ndërsa ajo ka veshur shumë fustane të bukura të cilat i ka shfaqur në Instagramin e saj, këtë javë ajo vendosi për diçka pak më të rastësishme.
Në Los Angeles, Roberts kishte veshur një këmishë xhins të butë dhe xhinse me këmbë të drejta. Kombinimit nuk kishte si t’i mungonte maska si aksesori më i rëndësishëm i kohëve të fundit.
E fundit, por sigurisht jo më pak e rëndësishmja, Hailey Bieber veshi stilin e njëjtë në Los Angeles.
Modelja zgjodhi të vishte xhaketë të hapur me një bluzë të shkurtër të zezë që shkonte me maskën e saj. Ajo i shtoi pak entuziazëm pamjes me një çantë me stampim zebre. /Telegrafi/